Policia e Kosovës arreston një shtetas të Maqedonisë Veriore për kontrabandim me migrantë

Kronikë e zezë

Policia e Kosovës arreston një shtetas të Maqedonisë Veriore për kontrabandim me migrantë

Më: 13 prill 2023 Në ora: 16:16
Ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar një shtetas të Maqedonisë Veriorë në pikë kalimin kufitar në Merdarë,nën dyshimin për kontrabandim me migrantë.

Sipas komunikatës së PK-së, i arrestuari A.B, 39-vjeç dyshohet se një shtetasi kosovar i kishte marrë para duke i premtuar se do ti mundësonte udhëtim në një shtet të Evropës.

“I dyshuari nga hetuesit policorë kërkohej me dyshimin se i njëjti me datën 08.04.2023 nga viktima (mashkull Kosovar) kishte pranuar një shumë të konsiderueshme të hollash me premtimin se do të i mundësonte udhëtimin në një shtetet të Evropës. Pas arrestimit i dyshuari është sjellë në stacionin policor Viti ku është intervistuar në bazë të procedurave ligjore”, thuhet në komunikatë.

Prokurori i shtetit ndaj këtij të dyshuari ka lëshuar masën e ndalimit për 48 orë për veprën penale “Kontrabandim me migrantë’’ dhe rasti do të dërgohet në prokurorinë themelore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat