Policia kërkon identifikimin e një personi, i dyshuar për disa vjedhje

Kronikë e zezë

Policia kërkon identifikimin e një personi, i dyshuar për disa vjedhje

Më: 14 prill 2023 Në ora: 15:07
Personi i kerkuar

Njësiti i hetimeve që operon në kuadër të stacionit policor Qendra në Prishtinë, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave.

Ata kërkojnë ndihmë në identifikimin dhe arrestimin e personit që shihet në fotografi.

I dyshuari kërkohet për përfshirje në disa raste të vjedhjeve, që janë raportuar ditëve të fundit në Prishtinë.

Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e personit apo vendodhjes së tij, kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat