Gjykata në Prishtinë shpalli aktgjykim kundër dy të akuzuarve për “Pastrim parash në bashkëkryerje”

Kronikë e zezë

Gjykata në Prishtinë shpalli aktgjykim kundër dy të akuzuarve për “Pastrim parash në bashkëkryerje”

Më: 14 prill 2023 Në ora: 15:52
Foto ilustrim

Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special ka shpallur aktgjykim kundër të akuzuarve B.N dhe A.N, për veprën penale “Pastrimi i parasë në bashkëkryerje”.

Sipas një njoftimi për media bëhet e ditur se i akuzuari B.N është shpallë fajtor dhe është dënuar me burgim në kohëzgjatje prej njëviti, për veprën penale “Pastrimi i parasë në bashkëkryerje”.

“Në të cilin dënim do të llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim nga data 27.05.2021 deri më 26.06.2021, si dhe dënim me gjobë, në shumë prej 15.000,00 euro, të cilin dënim i akuzuari është i obliguar ta paguaj në afat prej një muaji nga dita e plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi”, thuhet në njoftim.

Po ashtu sipas njoftimit, i akuzuari A.N është shpallë fajtor dhe është dënuar me burgim në kohëzgjatje prej gjashtë muaj, për veprën penale pastrimi i parasë në bashkëkryerje si dhe dënim me gjobë, në shumë prej 5.000,00 euro, të cilin dënim i akuzuari është i obliguar ta paguaj në afat prej një muaji nga dita e plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi.

Po ashtu në njoftim thuhet se “Konfiskohen 120 bankënotat e dëmtuara, në vlerë totale prej 6,050 euro, si mjete të cilat janë përdorur me kryerjen e veprës penale. Detyrohen të akuzuarit B.N dhe A.N, që në mënyrë solidare t’ia kompensojnë në emër të dëmit të shkaktuar kërkesën pasurore – juridike të dëmtuarës NLB në Prishtinë, shumën prej 5,900 euro, në afat prej një muaji nga dita e plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi nën kërcënim të përmbarimit”.

Tutje në njoftim të Gjykatës Themelore bëhet e ditur se të akuzuarit detyron që t’i paguajnë shpenzimet e paushallit gjyqësor secili veç e veç në shumën prej 200 euro,  si dhe në emër të programit për kompensimin e viktimave të krimit secili veç e veç shumën prej 100  euro, të gjitha këto në afat prej 15 ditëve, nga dita e plotfuqishmërisë së këtij Aktgjykimi.

Kundër këtij aktgjykimi palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës, përmes kësaj gjykate.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat