Arrestohet një person i kërkuar në Ferizaj

Kronikë e zezë

Arrestohet një person i kërkuar në Ferizaj

Më: 14 prill 2023 Në ora: 16:27
Foto ilustrim

Sot në ora 13:00 në Ferizaj, ekipe të policisë rajonale të Ferizajt, pas disa informacioneve të pranuara kanë arritur që fillimisht të lokalizojnë e më pas të arrestojnë  personin e kërkuar G.L (M/K) i moshës 38 vjeçar.

Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale" Vjedhje e pyjeve”  me dënim burgimi prej një 1 vit e 8 muaj.

Pas kompletimit të dokumentacionit ai është dërguar në vuajtje të dënimit.

Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave të gjykatës ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatës  

Policia Rajonale e Ferizajt fton qytetarët që të bashkëpunojnë me policinë, që nëse kanë informacione për personat e kërkuar nga organet e rendit të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406.

Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat