Tre të lënduar në një aksident trafiku në “Bill Clinton”

Kronikë e zezë

Tre të lënduar në një aksident trafiku në “Bill Clinton”

Më: 14 prill 2023 Në ora: 21:14
Foto ilustrim

Një aksident trafiku ka ndodhur në rrugën "Bill Clinton" në Prishtinë, ku të lënduar kanë mbetur tre persona.

Në këtë aksident janë të përfshira dy vetura, njëra prej të cilave si pasojë, sipas dëshmitarëve të rastit, ishte zhvendosur në trotuarë. 

Lajmin për KP e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti. 

“Rreth orës 21:00 kemi pranuar informatën se në rrugën ‘Bill Klinton’ në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar tre persona. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë Ahmeti. 

Në vendin e ngjarjes ka dal edhe ndihma e shpejtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat