Arrestohet një person, kanosi vjehrrin në Shtime

Kronikë e zezë

Arrestohet një person, kanosi vjehrrin në Shtime

Më: 15 prill 2023 Në ora: 13:47
Foto ilustrim

Një person me inicialet L.K, 34 vjeçar është arrestuar mbrëmjen e së premtes rreth orës 22:10 në rrugën “Tahir Sinani”, pasi ka kanosur vjehrrin e tij në Shtime.

Sipas një njoftimi nga Policia e Kosovës bëhet e ditur se i dyshuari është shoqëruar në stacionin e policisë në Shtime dhe pas intervistimit, me vendim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj është ndaluar në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore.

Siç thuhet në njoftim të policisë rasti është cilësuar ‘”Kanosje’’.

“Policia i ka marrë veprimet e nevojshme ka dalë në vendin e ngjarjes, e më pas ka arrestuar personin L.K (M/K) i moshës 34 vjeçar, i cili shkak i një mosmarrëveshje kishte kanosur vjehrrin e tij”, thuhet në njoftim të Policisë së Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat