Shitën mjetin dhe më pas bënë kallëzim të rremë për vjedhjen e tij për të përfituar siguracionin, arrestohen vëllezërit nga Kosova

Kronikë e zezë

Shitën mjetin dhe më pas bënë kallëzim të rremë për vjedhjen e tij për të përfituar siguracionin, arrestohen vëllezërit nga Kosova

Më: 15 prill 2023 Në ora: 17:02
Vetura

Dy vëllezër kosovarë kanë rënë në prangat e policisë pasi shitën automjetin e tyre tip “BMW X6” në Kamzë, dhe më pas bënë kallëzim të rremë për vjedhjen e tij me qëllim përfitimin e siguracionit.

Nga të dhënat paraprake bëhet me dije se personat e arrestuar janë Selim dhe Benet Gashi. Sakaq, janë proceduar penalisht edhe blerësit e automjetit, V. K., 49 vjeç, dhe I. K., 24 vjeç, banues në Kavajë.

Gjatë operacionit, blutë e Tiranës kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale 6800 euro dhe pjesët e automjetit që janë gjetur në një pikë shitjesh automjetesh, në Kavajë.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale. Ndërkohë vijon puna intensive për zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjeve të tjera të ndodhura, të kësaj natyre kriminale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat