Hajnat lënë qyl një shtëpi në Çagllavicë, vjedhin stoli ari në vlerë të 40 mijë eurove

Kronikë e zezë

Hajnat lënë qyl një shtëpi në Çagllavicë, vjedhin stoli ari në vlerë të 40 mijë eurove

Më: 15 prill 2023 Në ora: 18:08
Foto ilustrim

Një fenomen mjaft shqetësues për qytetarët e Kosovës janë bërë vjedhjet e shpeshta nëpër shtëpi, që po shkaktojnë ankth e pasiguri, sidomos kur shtëpitë mbesin pa përkujdesje.

Një vjedhje e rëndë ka ndodhur mbrëmë në një shtëpi në lagjen Melodia në Çagllavicë të Prishtinës, ku dy persona kanë hyrë me forcë brenda objektit.

Media mëson se pronarët e shtëpisë kanë denoncuar rastin në Polici, i cili ka bërë me dije se hajnat kanë thyer derën e ballkonit dhe më pas kanë depërtuar brenda hapësirave të brendshme.

Bazuar në dëshminë e tij, ata kanë vjedhur kasafortën brenda së cilës ndodheshin stoli ari në vlerë të 40 mijë eurove, para të gatshme në valuta të ndryshme dhe disa orë dore në vlerë të rreth 1500 eurove.

Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë kryer ekzaminimet e nevojshme që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit dhe identifikimin e personave të dyshuar. Në kuadër të veprimeve hetimore janë marrë edhe pamjet e kamerave të sigurisë, ku janë parë dy persona të maskuar të cilët dyshohet se kanë kryer vjedhjen.

Me urdhër të prokurorit, rasti është iniciuar ‘Vjedhje e rëndë’, ndërsa veprimet tjera ligjore do merren posa të kapen të dyshuarit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat