Gjakovari rrah motrën e tij dhe arratiset, ja çka i gjen Policia në shtëpi

Kronikë e zezë

Gjakovari rrah motrën e tij dhe arratiset, ja çka i gjen Policia në shtëpi

Më: 16 prill 2023 Në ora: 06:39
Foto ilustrim

Dhuna në familje vazhdon të mbetet një nga damkat më të mëdha të shoqërisë kosovare. Çdo ditë në Polici raportohen raste ku gratë dhunohen në forma të ndryshme nga personat të cilët i kanë zgjedhur të ndajnë jetën me ta, por edhe me anëtarët  e tjerë të familjes. Në shumë raste, viktima janë edhe motrat, të cilat përjetojnë dhunë nga vëllezërit e tyre.

Ndihmën e Policisë e ka kërkuar dje edhe një 39-vjeçare nga fshati Babaj i Bokës në Gjakovë, pasi e njëjta dyshohet se u sulmua fizikisht nga vëllai i saj.

Mësohet se vëllai i saj dyshohet se e ka sulmuar fizikisht atë  duke e goditur me grusht dhe duke e kapur për flokësh. Bazuar në dëshminë e viktimës, i dyshuari posedon edhe armë ilegale.

Policia në koordinim me Prokurorinë kanë kryer bastisje në shtëpinë e të dyshuarit ku kanë gjetur dhe sekuestruar një armë me gas.

Viktima është dërguar në strehimore, ndërsa po vazhdojnë kërkimet për të dyshuarin, pasi që i njëjti me të kryer veprën është larguar në drejtim të panjohur.

Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Dhunë në familje’, ndërsa veprimet tjera ligjore do merren posa të kapet i dyshuari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat