Konflikt familjar në Mitrovicë: Vëllai kërcënon motrën e tij, intervenon Policia

Kronikë e zezë

Konflikt familjar në Mitrovicë: Vëllai kërcënon motrën e tij, intervenon Policia

Më: 16 prill 2023 Në ora: 06:39
Foto ilustrim

Telashet familjare shpesh herë kalojnë muret e shtëpive, për shkak të eskalimit të situatës ku nevojitet edhe ndërhyrja e Policisë. Përpos ofendimeve e sharjeve mes njëri-tjetrit, ata në shumë raste kalojnë edhe në kërcënime.

Së fundi Policia ka intervenuar në një familje në Mitrovicë, ku një person dyshohet se ka kërcënuar motrën e tij.

Mësohet se 30-vjeçarja ka denoncuar rastin në Polici, ku ka deklaruar se në mënyrë të vazhdueshme pranon përmes Viber-it mesazhe me përmbajtje kërcënuese nga vëllai i saj.

E gjithë kjo situatë asaj i ka shkaktuar frikë dhe shqetësim, prandaj kërkon që të merren masa.

Me urdhër të prokurorit, ndaj të dyshuarit është iniciuar rasti nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Kanosje’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat