Arrestohet shtetasi i Malit të Zi në pikën kufitare Kullë – i njëjti ishte në kërkim ndërkombëtar

Kronikë e zezë

Arrestohet shtetasi i Malit të Zi në pikën kufitare Kullë – i njëjti ishte në kërkim ndërkombëtar

Më: 16 prill 2023 Në ora: 10:19
Foto ilustrim

Një person shtetas i Malit të Zi është arrestuar të shtunën në pikë kalimin kufitar në Kullë.

Siç ka njoftuar policia përmes raportit 24 orësh, i njëjti kishte pasur urdhërarrest ndërkombëtar.

“Në bazë të urdhëresës ndërkombëtare është arrestuar i kërkuari mashkull shtetas i Malit të Zi. Me urdhër të prokurorit kujdestar, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë”, ka njoftuar policia.

Policia nuk ka dhënë më tepër detaje lidhur me këtë rast. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat