Katër anëtarë të familjes Gashi në Prizren futen në sherr, e ndalojnë një çift në rrugë dhe e sulmojnë

Kronikë e zezë

Katër anëtarë të familjes Gashi në Prizren futen në sherr, e ndalojnë një çift në rrugë dhe e sulmojnë

Më: 16 prill 2023 Në ora: 11:01
Foto ilustrim

Mosmarrëveshjet për motive të ndryshme, e që shpeshherë dalin të jenë banale shumë shpesh bëhen mollë sherri e kërcënimeve e përleshjeve. Për pasojë, konfliktet jo rrallëherë eskalojnë edhe në rrahje brutale, për çka nevojitet ndërhyja e Policisë. Një rast i tillë ka ndodhur të shtunën në fshatin Atmaxhë të Prizrenit.

Këtë herë në rrahje janë përfshirë katër persona, anëtarë të familjes Gashi, që po dyshohen se kanë sulmuar një çift në mes të rrugës, pas një zënke momentale që kanë pasur mes vete.

Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se fillimisht dy të dyshuarit kryesorë e ndaluan viktimën, i cili ishte ne veturë bashkë me bashkëshorten e tij dhe dyshohen se e rrahën, për motive akoma të panjohura.

Për të mos mbaruar me kaq, atyre në ndihmë iu kanë dalë edhe dy familjarë dhe për pasojë që të katërt u futën në telashe.

Posa rasti është denoncuar, të njëjtit janë shoqëruar në stacion policor, ku kanë dhënë deklaratat e tyre lidhur me rastin, kurse viktima është dërguar në spital për të marrë trajtim mjekësor.

Me t’u përfunduar procedurat policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që dy të dyshuarit kryesorë të dërgohen në mbajtje për 48 orë dhe ndaj tyre të nisin hetimet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat