Sulmon gruan e vajzën, arrestohet burri

Kronikë e zezë

Sulmon gruan e vajzën, arrestohet burri

Më: 17 prill 2023 Në ora: 09:54
Ilustrim

Një qytetar në Shtërpcë është arrestuar nga policia pasi e ka sulmuar gruan deh vajzën e tij.

Sipas raportit policor, me vendim të prokurorit, burri është dërguar në mbajtje.

“Shtërpcë, 16.04.2023-17:50 Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti pas një zënke verbale që kishte pasur me bashkëshorten dhe vajzën e tij, kosovare i kishte sulmuar fizikisht ato.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat