Dy raste të dhunës në familje brenda 24 orëve në Kosovë

Kronikë e zezë

Dy raste të dhunës në familje brenda 24 orëve në Kosovë

Më: 17 prill 2023 Në ora: 10:08
Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se brenda 24 orëve të fundit në Kosovë, janë raportuar dy raste të dhunës në familje.

Kështu bëhet e ditur në raportin 24 orësh të policisë.

Një rast është raportuar në Shtërpcë dhe një në Suharekë.

Shtërpcë, 16.04.2023-17:50
Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti pas një zënke verbale që kishte pasur me bashkëshorten dhe vajzën e tij, kosovare i kishte sulmuar fizikisht ato. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Suharekë. 16.04.2023- 20:55
Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti në gjendje të dehur kishte kanosur familjarët e tij. I dyshuari edhe më herët në vazhdimësi ka kanosur si dhe sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat