Digjen 750 zogj, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme

Kronikë e zezë

Digjen 750 zogj, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme

Më: 17 prill 2023 Në ora: 14:37
Ilustrim

Janë djegur 750 zogj në një kotec në fshatin Llashkobare të Ferizajt, si pasojë e zjarrvënies.

Lajmin për tëvë1 e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, i cili tha se dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme derisa dëmi material llogaritet të jetë rreth 16 mijë euro.

“Zjarrvënie në një kotec të madh ku janë djegur 750 zogj, pajisje për inkubim si dhe kulmi.

Dëmi i përgjithshëm vlerësohet të jetë 16 mijë euro”, ka thënë Veseli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat