Persona të panjohur gjuajnë më armë në drejtim të një kamioni në Drenas

Kronikë e zezë

Persona të panjohur gjuajnë më armë në drejtim të një kamioni në Drenas

Më: 18 prill 2023 Në ora: 10:10
Foto ilustrim

Një person ka raportuar se derisa ka qenë me kamionin e tij në lëvizje, persona të panjohur nga një veturë në lëvizje kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të tij me ç’rast i kanë dëmtuar dy gomat e kamionit.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të hënën rreth orës 09:55, në Drenas.

Tutje bëhet e ditur se personat e dyshuar janë larguar në drejtim të panjohur.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se derisa ka qenë me kamionin e tij në lëvizje, persona të panjohur nga një veturë në lëvizje kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të tij me ç’rast i kanë dëmtuar dy gomat e kamionit dhe janë larguar në drejtim të panjohur”, thuhet në njoftim.

Ndërkaq, siç bëhet e ditur në raport nuk raportohet për të lënduar, rasti në procedurë hetimore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat