Gruaja raporton se ish-burri po ushtron dhunë ndaj fëmijëve të tyre

Kronikë e zezë

Gruaja raporton se ish-burri po ushtron dhunë ndaj fëmijëve të tyre

Më: 18 prill 2023 Në ora: 11:08
Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se një grua e ka raportuar në Polici ish-burrin e saj për dhunë ndaj fëmijëve të tyre.

Sipas njoftimit, rasti ka ndodhur në Suharekë, teksa bëhet e ditur se i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Ankuesja femër kosovare ka raportuar se ish bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar është duke ushtruar dhunë fizike ndaj fëmijëve të tyre.

I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat