Ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes, arrestohet burri në Vushtrri

Kronikë e zezë

Ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes, arrestohet burri në Vushtrri

Më: 18 prill 2023 Në ora: 11:16
Foto ilustrim

Policia ka informuar sot se një burrë në Vushtrri është arrestuar për dhunë në familje.

I njëjti thuhet se ka ushtruar dhunë psiike ndaj gruas së tij.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka ushtruar dhunë psiqike ndaj viktimës femër kosovare (bashkëshortes së tij).”, është bërë e ditur në raportin policor.

Me vendim të prokurorit, pas intervistimit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat