Aksidenti i rëndë në Obiliq: Policia njofton se tre persona janë lënduar

Kronikë e zezë

Aksidenti i rëndë në Obiliq: Policia njofton se tre persona janë lënduar

Më: 18 prill 2023 Në ora: 13:36
Pamje nga aksidenti

Tre persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti në rrugën Prishtinë-Mitrovicë, saktësisht në Obiliq.

Për këtë aksident, gazeta më herët solli pamje teksa dy vetura ishin futur në kafenenë e një pompe të derivateve.

Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka bërë të ditur se dy vetura kanë qenë të parkuara, kurse njëra në lëvizje.

Njoftimi:

Sot rreth orës 10:30 kemi pranuar informatën se në rrugën Prishtinë -Mitrovicë, ka ndodhur një aksident trafiku. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira tri automjete ( një ka qenë në lëvizje dhe dy të parkuara).

Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar 3 persona si dhe janë shkaktuar dëme materiale në një lokal.

Me rastin po merret njësiti i trafikut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat