“K*rvë, hajneshë”/ Vushtrriasi shan e ofendon bashkëshorten e tij, ajo e denoncon në Polici

Kronikë e zezë

“K*rvë, hajneshë”/ Vushtrriasi shan e ofendon bashkëshorten e tij, ajo e denoncon në Polici

Më: 18 prill 2023 Në ora: 18:13
Foto ilustrim

Vajzat e gratë kosovare vazhdojnë të jenë viktimat më të shpeshta të dhunës në familje. Ato vazhdimisht përballen me dhunë psikike, ekonomike e fizike, duke u keqtrajtuar në forma të ndryshme. Fjalori denigrues i burrave ndaj tyre, ofendimet e sharjet të cilat i marrin, në shumë raste i detyrojnë të kërkojnë ndihmën e Policisë.

Në Polici kanë përfunduar mbrëmë edhe një çift nga fshati Smrekonicë e Vushtrrisë, ku një person dyshohet se ka ushtruar dhunë psikike ndaj bashkëshortes së saj.

Burimet e medias brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se 41-vjeçarja ka akuzuar bashkëshortin e saj se e ka sharë e ofenduar me fjalë si ‘k*rvë, rrospi e hajneshë’.

Si rezultat i denoncimit, i dyshuari është arrestuar dhe është shoqëruar në stacion policor ku është intervistuar lidhur me rastin.

Me urdhër të prokurorit, ndaj 42-vjeçarit kanë nisur hetimet për veprën penale ‘Dhunë në familje’, ndërsa viktima ka shkuar te familja e saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat