Gjendet një trup i pajetë në Liqenin e Badovcit, dyshohet se është 76-vjeçari që u raportua i zhdukur

Kronikë e zezë

Gjendet një trup i pajetë në Liqenin e Badovcit, dyshohet se është 76-vjeçari që u raportua i zhdukur

Më: 19 prill 2023 Në ora: 12:30
Foto ilustrim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot, ku është gjetur një trup i pajetë në Liqenin e Badovcit.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila ka bërë me dije se viktima dyshohet të jetë i moshuari, Gafur Gashi, u cili u raportua si i zhdukur që nga mëngjesi i së dielës.

“Sot rreth orës 11:30,  nga ekipi i kërkimit i përbërë nga njësite policore dhe të FSK-së, në liqenin e Badovcit është  gjetur një trup i pajetë. Ekipi mjekësor në vendngjarje ka konstatuar vdekjen e viktimës.

Bazuar në të dhënat fillestare dyshohet se bëhet fjalë për personin  mashkull G.G, i cili nga familjarët është raportuar i zhdukur më datën 17 prill 2023, në stacionin e Lipjanit”, ka thënë Ahmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat