Arrestohet pas disa ditësh në arrati mërgimtari që dyshohet se rrahu gruan e tij në Has

Kronikë e zezë

Arrestohet pas disa ditësh në arrati mërgimtari që dyshohet se rrahu gruan e tij në Has

Më: 19 prill 2023 Në ora: 15:05
Foto ilustrim

Disa ditë më parë, media raportoi për një rast të dhunës në familje, ku një person dyshohej se kishte rrahur bashkëshorten e tij në fshatin Kushnin të Hasit në Prizren. I dyshuari menjëherë pas kryerjes së veprës ishte larguar në drejtim të panjohur dhe i njëjti ishte shpallur në kërkim policor.

Burimet e medias brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se mërgimtari nga Austria që dyshohet për dhunë në familje është arrestuar gjatë ditës së djeshme.

Pas arrestimit ai është shoqëruar në stacion policor dhe është intervistuar lidhur me rastin.

Me urdhër të prokurorit, ndaj tij është  iniciuar rasti për tri veprat penale ‘Dhunë në familje’, ‘Lëndim i lehtë trupor’ dhe ‘Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat