Goditi me veturë një femër, policia arreston të dyshuarin në Prishtinë

Kronikë e zezë

Goditi me veturë një femër, policia arreston të dyshuarin në Prishtinë

Më: 22 prill 2023 Në ora: 09:33
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në Prishtinë, pasi që i njëjti kishte goditur me veturë një vajzë.

Rasti ka ndodhur më datën 16 prill në rrugën “Sali Nivica”, në Prishtinë.

“Është arrit të identifikohet dhe të arrestohet i dyshuari shqiptar shtetas i Amerikës pasi që ditë më parë me veturë qëllimisht kishte goditur veturën e viktimës femër kosovare dhe më pas e kishte sulmuar edhe fizikisht”, njofton Policia.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat