Gjendet trupi i pajetë i 50-vjeçarit serb të zhdukur dy ditë më parë

Kronikë e zezë

Gjendet trupi i pajetë i 50-vjeçarit serb të zhdukur dy ditë më parë

Më: 23 prill 2023 Në ora: 17:57
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka konfirmuar për KoSSev se një mashkull 50-vjeçar serb, i cili është zhdukur të premten në afërsi të Zubin Potokut është gjetur sot pa shenja jete në një kanal ku ishte kërkuar që nga dje. Prokuroria ka dhënë urdhër që trupi të dërgohet për autopsi.

Vëllai i 50-vjeçarit ka lajmëruar autoritetet për mungesën e tij dje herët në mëngjes.

Siç raporton ky medium, prej asaj kohe deri në orën 17:00 Policia dhe Zjarrfikësit kanë kontrolluar kanalin Ibër-Lepenc.

Zhytësit e Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës kanë arritur të gjejnë një trup në rrezen e kërkimit prej 1 km, i cili, siç konfirmohet, është gjetur pa shenja jete.

Zëvendës komandanti i policisë rajonale të veriut, Veton Elshani, ka treguar se për momentin supozohet se ka qenë aksident, por se do të përcaktohet ende.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat