Vushtrriasi arrestohet pasi nuk respektoi urdhrin e gjykatës ndaj një femre

Kronikë e zezë

Vushtrriasi arrestohet pasi nuk respektoi urdhrin e gjykatës ndaj një femre

Më: 25 prill 2023 Në ora: 09:05
Foto ilustrim

Një person është arrestuar pasi që i njëjti nuk ka respektuar urdhrin e gjykatës kundrejt një femre.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të hënën rreth orës 10:58, në Vushtrri.

Po ashtu në raport bëhet e ditur se me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti nuk ka respektuar urdhrin e gjykatës kundrejt viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat