Persona të panjohur ia vënë flakën një veture në Fushë-Kosovë - policia jep detaje

Kronikë e zezë

Persona të panjohur ia vënë flakën një veture në Fushë-Kosovë - policia jep detaje

Më: 25 prill 2023 Në ora: 09:16
Foto ilustrim

Të hënën, disa persona të panjohur ia kanë vënë flakën një veture në Fushë-Kosovë.

Sipas raportit 24-orësh të policisë, zjarri ishte fikur nga një kalimtar i rastit.

“Fushë Kosovë 24.04.2023 – 02:08. Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se persona të panjohur i kishin vënë flakën veturës së tij.

Zjarri ishte fikur nga një person kalimtar i rastit, ndërsa lidhur me rastin janë ndërmarrë veprimet e nevojshme për hetime të mëtutjeshme”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat