Sekuestrohen dy armë zjarri në Hajvali

Kronikë e zezë

Sekuestrohen dy armë zjarri në Hajvali

Më: 25 prill 2023 Në ora: 13:26
Foto ilustrim

Një person u intervistua sot nga Policia në Hajvali për dy vepra penale, ndërsa u konfiskuan dy armë zjarri.

Ndaj të dyshuarit K.G, 33 vjeçar u iniciua rasti për veprat “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm" dhe "Përdorim i armës".

“Sot rreth orës 00:10, është raportuar për një rast gjuajtje me armë zjarri. Rasti ka ndodhë Hajvali, ku një person i dyshuar, në një ageng ka shtënë me armë zjarri. Menjëherë pas raportimit policia ka filluar trajtimin e informacioneve si dhe ka ndërmarrë verimet e nevojshme operativo-hetimore në përpjekje për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë karakterizuar rastin.

Ndërkohë që policia ka punuar në ndriçimin e rrethanave të rastit ka identifikuar të dyshuarin; -K.G , mashkull 33 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, si dhe ka sekuestruar dy armë zjarri për të cilat ka poseduar leje.”, informoi Policia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat