​Organizim i paligjshëm i bixhozit, arrestohet një person

Kronikë e zezë

​Organizim i paligjshëm i bixhozit, arrestohet një person

Më: 26 prill 2023 Në ora: 10:43
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person të dyshuar për organizim të skemave piramidale dhe bixhoz të paligjshëm.

Raportohet se rasti ka ndodhur të martën në Podujevë dhe personi i arrestuar është dërguar në mbajtje.

Podujevë 25.04.2023 – 17:26. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që në lokalin e tij kishte organizuar lojëra të fatit-bixhoz.

Si prova lidhur me rastin janë konfiskuar katër shtëpiza, dy printera, 27 tiketa dhe 15.50€. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.  

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat