Zhduket Samir Puza nga Peja, policia kërkon bashkëpunim për të gjetur vendndodhjen e tij

Kronikë e zezë

Zhduket Samir Puza nga Peja, policia kërkon bashkëpunim për të gjetur vendndodhjen e tij

Më: 26 prill 2023 Në ora: 16:03
Samir Puza

Samir Puza nga qyteti i Pejës është zhdukur dhe policia po kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për të gjetur vendndodhjen e tij.

“Policia e Kosovës – Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, bazuar në ligj për publikimin e fotos me shënime tjera të personit të zhdukur me autorizim të Prokurorisë Themelore Pejë, me qëllim lokalizimin e tij, lëshon: Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët.

Personi i zhdukur është: SAMIR (Izet) PUZA i lindur me 20.12.1984 në Pejё”, thuhet në njoftim.

Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të zhdukur në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat