Dhjetë të arrestuar në Prishtinë, dyshohen për përdorim të drogës

Kronikë e zezë

Dhjetë të arrestuar në Prishtinë, dyshohen për përdorim të drogës

Më: 26 prill 2023 Në ora: 21:53
Foto ilustrim

Dhjetë persona janë arrestuar nga Policia e Kosovës të dyshuar për përdorimin e substancave të dyshuara narkotike.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha ka bërë të ditur për IndeksOnline se ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:30  në rrugën Tahir Zajmi në Prishtinë.

“Rreth orës 18:30, Policia ka pranuar informatën se në Rr.Tahir Zajmi, në Prishtinë, në lokacionin ku po qëndrojnë disa persona dyshohet se po përdoreshin substanca të dyshuara narkotike. Menjëherë, janë angazhuar njësitet policore për të verifikuar informacionin dhe kanë arrit në lokacion.

Me asistimin e njësiteve edhe nga stacionet/njësitet tjera policore, 10 persona te dyshuar janë shoqëruar në polici. Për detaje tjera ju njoftojmë pas pranimit raportimeve shtesë.”, ka thënë  Hoxha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat