Prishtinasi e rrah me shuplaka bashkëshorten e tij, përfundon në pranga

Kronikë e zezë

Prishtinasi e rrah me shuplaka bashkëshorten e tij, përfundon në pranga

Më: 27 prill 2023 Në ora: 07:48
Foto ilustrim

Dhuna në familje po vazhdon të mbetet një nga damkat më të mëdha të shoqërisë kosovare. Çdo ditë në Polici raportohen raste ku gratë dhunohen në forma të ndryshme nga burrat, djemtë, vëllezërit e anëtarët e tjerë të familjes.

Në Polici dje kanë përfunduar edhe një çift nga Prishtina, pasi burri dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.

Burimet e medias brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se e gjithë ngjarja dyshohet të ketë ndodhur në shtëpinë e çiftit, ku pas një konflikti mes tyre, 42-vjeçari e ka sulmuar fizikisht viktimën, duke e goditur me shuplakë.

Pas denoncimit të rastit, i dyshuari është arrestuar dhe është shoqëruar në stacion ku është intervistuar lidhur me rastin.

Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje si i dyshuar për ‘Dhunë në familje’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat