Arrestohet një person i dyshuar për dy raste të vjedhjeve

Kronikë e zezë

Arrestohet një person i dyshuar për dy raste të vjedhjeve

Më: 27 prill 2023 Në ora: 09:19
Foto ilustrim

Mbrëmë nga njësite policore të stacionit Qendra në Prishtinë, është arrestuar një person i dyshuar për dy raste vjedhjeve.

Sipas një njoftimi të Policisë së Kosovës, rastet kanë ndodhë në fillim të muajit mars 2023, në dy markete të ndryshme.

“Puna e hetuesve  policor është finalizuar mbrëmë, ku pas marrjes së disa veprimeve operative  kanë arrit që të identifikojnë dhe arrestojnë personin e dyshuar:  A,R, mashkull, 23 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit, personi i dyshuar me vendim prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje, dhe ndaj tij është iniciuar procedurë për së paku 2 raste të vjedhjeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat