Vrasje në tentativë në Kamenicë, Policia tregon si ndodhi ngjarja

Kronikë e zezë

Vrasje në tentativë në Kamenicë, Policia tregon si ndodhi ngjarja

Më: 27 prill 2023 Në ora: 09:42
Foto ilustrim

Një person në Kamenicë ka raportuar se ka vërejtur një person duke tentuar të kryej vjedhje në një punishte. Më pas, ai e ka pyetur se kush është dhe i dyshuari ka shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës.

Si pasojë e të shtënave, viktima është plagosur, ndërsa i dyshuari ka ikur nga vendi i ngjarjes.

Viktima është duke u trajtuar në spitalin rajonal të Gjilanit dhe gjendja e tij është stabile.

“VRASJE NË TENTATIVË,  Kamenicë 26.04.2023 – 02:35. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se ka vërejtur një të dyshuar deri me tani të pa njohur duke tentuar që të kryej vjedhje në një vend punishte ku viktima ishte duke punuar. Sapo viktima e ka pyetur se kush jeni ju, i dyshuari ka shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës me ç’rast e ka plagosur. I dyshuari ka ikur nga vendi i ngjarjes ndërsa viktima është duke u trajtuar në spitalin rajonal të Gjilanit dhe gjendja e tij është stabile. Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë gjetur dhe sekuestruar për procedura të mëtutjeshme hetimore një gëzhojë. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti në procedurë hetimore.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat