Policia në Gjilan gjobit me 300 euro dhe i merr patentshoferin ngasësit që tejkaloi shpejtësinë

Kronikë e zezë

Policia në Gjilan gjobit me 300 euro dhe i merr patentshoferin ngasësit që tejkaloi shpejtësinë

Më: 27 prill 2023 Në ora: 12:43
Foto ilustrim

Njësiti rajonal i trafikut rrugor, sot në kuadër të zbatimit të planit operativ ”Siguria në trafikun rrugor” me qëllim të parandalimit të aksidenteve të trafikut, ka mbajtur pikë kontrolli të automjeteve në rrugën Gjilan- Kamenicë.

Po në këtë pikë të kontrollit ka hasur në një kundërvajtës i cili në zonën ku kufizimi i shpejtësisë së lejuar është tetëdhjetë (80) km/h duke vozitur me shpejtësinë njëqind e pesëdhjetë e katër (154) km/h.

Të njëjtit i është shqiptuar gjoba në vlerë prej treqind (300) euro, konfiskuar patentë shoferi me masën e përkohshme të ndalim vozitjes në afat prej tre (3) muaj dhe tri (3) pikë negative.

”Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, apelon vozitësit që të i respektojnë normat dhe ligjet e trafikut rrugor, po ashtu inkurajon mediat dhe qytetarët që për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion të njoftojnë Stacionin më të afërm të Policisë, apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë’’,

E-mail: [email protected] dhe numrat kujdestarë:192; 0385045047001.

Të dhënat e juaja do të ruhen ne konfidencialitet të plotë”, thuhet në njoftimin e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat