Zhduken dy femra, një në Ferizaj dhe tjetra në Podujevë

Kronikë e zezë

Zhduken dy femra, një në Ferizaj dhe tjetra në Podujevë

Më: 28 prill 2023 Në ora: 10:22
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se dy femra janë zhdukur dhe se nuk dihet asgjë për to.

Policia bën të ditur se një femër është zhdukur në Ferizaj që nga data 16 prill.

“Më 27.04.2023 ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se viktima femër kosovare ka dalë nga shtëpia dhe ende nuk dihet vendndodhja e saj”, thuhet në raportin e Policisë.

Ndërsa, rasti tjetër i zhdukjes është në raportuar në Podujevë, ku një femër është zhdukur nga data 27 prill.

“Podujevë 27.04.2023 – 07:00. Ankuesi kosovar ka raportuar në polici se viktima femër kosovare ka dalur nga shtëpia dhe nuk është kthyer akoma”.

Të dyja rastet janë duke u hetuar nga Policia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat