Arrestohet një person në Junik, dyshohet se gjuajti me armë zjarri në ajër

Kronikë e zezë

Arrestohet një person në Junik, dyshohet se gjuajti me armë zjarri në ajër

Më: 29 prill 2023 Në ora: 10:17
Foto ilustrim

Një person është arrestuar në Junik, pasi i njëjti dyshohet se kishte shtënë me armë zjarri në ajër.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në vendin e ngjarjes në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe konfiskuar 10 gëzhoja të armës së zjarrit.

Nga i dyshuari është konfiskuar një pistoletë e cila dyshohet të jetë përdorur në rast.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat