Përleshen fizikisht dy arsimtare në Prizren

Kronikë e zezë

Përleshen fizikisht dy arsimtare në Prizren

Më: 29 prill 2023 Në ora: 13:49
Prizren

Dy arsimtare janë përleshur fizikisht mes vete në një shkollë në Prizren.

Rasti ka ndodhur ditën e premte, ndërsa njëra ka pranuar ndihmë mjekësore.

“Raportohet se pas një mosmarrëveshje, e dyshuara femër kosovare i ka shkaktuar lëndime trupore viktimës femër kosovare. Lidhur me rastin viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, njofton Policia e Kosovës.

Detaje tjera lidhur me rastin ende nuk janë bërë publike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat