Dy të rinj e bëjnë llom punëtorin e ambientit në Pejë, ia thyejnë hundën

Kronikë e zezë

Dy të rinj e bëjnë llom punëtorin e ambientit në Pejë, ia thyejnë hundën

Më: 30 prill 2023 Në ora: 06:56
Foto ilustrim

Mosmarrëveshjet mes qytetarëve shpesh herë përcillen me ofendime e kërcënime ndaj njëri-tjetrit. Madje nuk janë të rralla rastet kur ato shpërthejnë në dhunë.

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje në fshatin Sferrkë e Thatë në Pejë, ku dy persona dyshohet se kanë sulmuar fizikisht një punëtor të ambientit.

Burimet brenda Emergjencës së Spitalit Rajonal në Pejë kanë bërë me dije se 40-vjeçari është dërguar atje me lëndime të rënda dhe i përgjakur, ku pas ekzaminimeve mjekësore është konstatuar se ka pësuar frakturë në hundë.

Pas intervenimit të mjekëve, gjendja e tij shëndetësore është stabilizuar dhe ai ndodhet jashtë rrezikut për jetë.

Ndërkohë viktima ka dhënë dëshminë e tij organeve të hetuesisë, ku ka deklaruar se derisa ishte në vendin e tij të punës, dy persona të cilët i ka identifikuar, e kanë sulmuar fizikisht me mjete të forta.

Sipas tij, e gjithë kjo ishte bërë për shkak se dy të dyshuarit e kanë akuzuar viktimën se i ka fotografuar ata duke marrë gjësende në deponinë e mbeturinave.

Si rezultat i denoncimit, njësitë policore janë vënë në lëvizje dhe kanë arritur që të arrestojnë dy personat e dyshuar.

30 dhe 23-vjeçari janë shoqëruar në stacion policor ku janë intervistuar lidhur me rastin.

Me urdhër të prokurorit, ata janë dërguar në mbajtje si të dyshuar për veprën penale ‘Lëndim i rëndë trupor’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat