Në shenjë hakmarrje, ferizajasi dyshohet se e ka goditur qëllimisht me veturë një person

Kronikë e zezë

Në shenjë hakmarrje, ferizajasi dyshohet se e ka goditur qëllimisht me veturë një person

Më: 30 prill 2023 Në ora: 10:32
Foto ilustrim

Një rast i vrasjes në tentativë ka ndodhur dje në Ferizaj.

Policia ka njoftuar se në shenjë hakmarrje për një rast të mëhershëm, një person e ka goditur me qëllim me veturë një person tjetër.

Viktima është duke u trajtuar në QKUK, ndërsa i dyshuari është në kërkim policor.

“Ferizaj 29.04.2023 – 14:30. Raportohet se si shenjë hakmarrje,  shkak i një rasti të mëhershëm, i dyshuari mashkull kosovar, me veturën e tij, në lëvizje ka goditur qëllimisht, viktimën mashkull kosovar. Viktima është duke u trajtuar në QKUK. I dyshuari në kërkim policor, ndërsa rasti në procedurë hetimore.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat