Arrestohen katër gjakovarë, dyshohet se sulmuan një burrë dhe dy gra

Kronikë e zezë

Arrestohen katër gjakovarë, dyshohet se sulmuan një burrë dhe dy gra

Më: 30 prill 2023 Në ora: 10:41
Gjakovë

Dje janë arrestuar katër persona në rrugën “Martirët Qerkezi” në Gjakovë, pasi dyshohet se kanë sulmuar fiziisht një burrë dhe dy gra.

Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa dy të dyshuar janë dërguar në mbajtje e dy të tjerë janë liruar në procedurë të rregullt.

“Rr. Martirët Qerkezi, Gjakovë 29.04.2023 – 00:50. Janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që dyshohet se kanë sulmuar fizikisht një mashkull dhe dy femra kosovare.

Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, dy të dyshuar janë dërguar në mbajtje, ndërsa dy të tjerë janë liruar në procedurë të rregullt”, njofton policia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat