Arrestohen dy mjekë në Gjilan: Kërkonin ryshfet 100 euro për të kryer ndërhyrje

Kronikë e zezë

Arrestohen dy mjekë në Gjilan: Kërkonin ryshfet 100 euro për të kryer ndërhyrje

Më: 30 prill 2023 Në ora: 11:30
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se janë arrestuar dy mjekë në komunën e Gjilanit.

Të njëjtit dyshohet se kishin kërkuar ryshfet në vlerë 100 euro për të kryer ndërhyrje të caktuara.

Njëri mjek ishte anesteziolog e tjetri kirurg.

Njoftim

Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK), konkretisht Njësia Rajonale Gjilan, në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore të Gjilanit, pas kryerjes së veprimeve operative/hetimore, kanë arritur të sigurojnë dyshime të arsyeshme se i dyshuari me profesion doktor/anesteziolog, dyshohet se kishte kërkuar ryshfet në vlerë njëqind euro nga viktima për të kryer një ndërhyrje, po ashtu dyshime të arsyeshme janë siguruar edhe për të dyshuarin e dytë me profesion doktor/kirurg, se lidhur me ndërhyrjen kishte marr treqind e tridhjetë euro, ndërsa kishte kërkuar edhe dyqind euro shtesë.

Pasi që është siguruar urdhri verbal nga gjyqtari i procedurës paraprake, për stimulim të veprës penale (Marrja e ryshfetit), hetuesit kanë arritur të sigurojnë dëshmi gjatë dorëzimit të parave tek njëri i dyshuar.

Nga hetuesit e Njësisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, janë arrestuar dhe shoqëruar për intervistim personat e dyshuar, ku me vendim të prokurorit të shtetit është lëshuar aktvendim për ndalim në afat prej 48 orësh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat