​Kërkohet paraburgim ndaj kirurgut dhe anesteziologut në Gjilan

Kronikë e zezë

​Kërkohet paraburgim ndaj kirurgut dhe anesteziologut në Gjilan

Më: 30 prill 2023 Në ora: 18:13
Foto ilustrim

Prokuroria Themelore në Gjilan ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit kundër dy personave – të pandehurve H.B. dhe L.M., për shkak të dyshimit se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Marrja e ryshfetit”.

Sipas kërkesës, ekziston dyshimi i bazuar se më 29 prill 2023, rreth orës 19:45 minuta, në Spitalin e Përgjithshëm të Gjilanit, të pandehurit H.B. dhe L.M., me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm pasuror, si persona zyrtar, kanë përfituar për vete, në atë mënyrë që i pandehuri H.B. – anesteziolog, me rastin e operimit të pacientes, M.S., në repartin e kirurgjisë, ka kërkuar dhe marrë para nga familjarët e saj.

Gjithashtu, edhe i pandehuri L.M. – mjek kirurg, me rastin e operimit të pacientes së lartshënuar ka pranuar para nga familjarët e të njëjtës.

Të pandehurit janë arrestuar nga ana e zyrtarëve policorë pas kryerjes së masës së simulimit dhe të njëjtit me urdhër të prokurorit gjenden nën masën e ndalimit 48 orësh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat