Dërgohet pa shenja jete në spital, nisin hetimet për vdekjen e 28 vjeçarit

Kronikë e zezë

Dërgohet pa shenja jete në spital, nisin hetimet për vdekjen e 28 vjeçarit

Më: 1 maj 2023 Në ora: 00:14
Foto ilustrim

Një i ri i moshës 28 vjeç është dërguar pa shenja jete në spitalin e Mitrovicës, njofton policia. I riu është nga Skenderaj.

Sipas zëdhënësit të Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti ai është dërguar pa shenje jete në spitalin e Mitrovicës..

Policia, thuhet se rreth 14:30, ka pranuar informatën se në Spitalin Rajonal të Mitrovicës është sjellë pa shenja jete një 28-vjeçar nga Skenderaj.

”Trupi i pajetë me urdhër të prokurorit është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore”, ka thënë Zahiti, sipas të cilit, për këtë rast kanë nisur hetimet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat