Refuzoi prangat, qytetari sulmon fizikisht dy policë

Kronikë e zezë

Refuzoi prangat, qytetari sulmon fizikisht dy policë

Më: 1 maj 2023 Në ora: 09:11
Foto ilustrim

Një qytetar ka sulmuar dy policë ditën e diel në Ferizaj, ndërsa njëri nga policët ka pësuar lëndime trupore.

Rasti ka ndodhur rreth orës 18:30.

“I dyshuari mashkull K-Shqiptar duke mos i respektuar urdhëratë e zyrtarëve policor dhe duke refuzuar vendosjen e prangave i ka sulmuar fizikisht dy zyrtar policor, njëherit e ka dëmtuar edhe derën e një zyre në objektin e stacionit policor”, thuhet në raportin e Policisë.

Tutje, në njoftim thuhet se njëri nga viktimat ka pranuar tretman mjekësor ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit, është dërguar në vuajtje dënimi pasi qe ka urdhër arrest lëshuar nga gjykata.

Rasti vazhdon të hetohet. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat