Një qytetar goditet nga vetura në Rudare, drejtuesi ikë nga vendi i ngjarjes

Kronikë e zezë

Një qytetar goditet nga vetura në Rudare, drejtuesi ikë nga vendi i ngjarjes

Më: 1 maj 2023 Në ora: 09:18
Ilustrim

Një qytetar është goditur nga një veturë në fshatin Rudare, drejtuesi i së cilës është larguar nga vendi i ngjarjes.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës qytetari ka pranuar tretman mjekësor.

“Viktima mashkull kosovar ka pranuar tretman mjekësor në spitalin e Mitrovicës Veri, pasi që i njëjti dyshohet se është goditur nga një veturë në lëvizje e cila është laruar nga vendi i ngjarjes në drejtim të panjohur.

Është njoftuar prokurori, rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raportin e PK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat