Vodhi një veturë, policia arreston një femër në Mitrovicë

Kronikë e zezë

Vodhi një veturë, policia arreston një femër në Mitrovicë

Më: 1 maj 2023 Në ora: 09:20
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një femër në Mitrovicë, e cila kishte vjedhur një veturë.

Rasti ka ndodhur ditën e diel, rreth orës 21:00.

“Është arrestuar e dyshuara femër kosovare pasi që e njëjta viktimës mashkull kosovar i ka vjedhur veturën dhe është larguar nga vendi ku ishte e parkuar dhe është ndaluar nga policia në tjetër lokacion, ku gjatë kontrollit i është gjetur një sasi substancë e dyshuar narkotike në peshë 3.75 gram”, thuhet në njoftim.

Policia shton tutje se,  e dyshuara është intervistuar dhe me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat