Nëna e gjen të vdekur djalin e saj brenda shtëpisë së tij në Rahovec

Kronikë e zezë

Nëna e gjen të vdekur djalin e saj brenda shtëpisë së tij në Rahovec

Më: 1 maj 2023 Në ora: 09:42
Ilustrim

Një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në Rahovec të dielën në mesditë.

Rastin në Polici e ka lajmëruar nëna e të ndierit, ndërsa vdekja është konstatuar nga ekipi mjekësor.

Policia ka thënë se rasti është duke u hetuar

“Ankuesja kosovare ka njoftuar se e ka gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij djalin e saj. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore dhe prokurori i shtetit me urdhërin e të cilit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, rasti vazhdon të hetohet”, njofton PK.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat