Aksident në “Kodrën e Trimave”, raportohet për të lënduar

Kronikë e zezë

Aksident në “Kodrën e Trimave”, raportohet për të lënduar

Më: 1 maj 2023 Në ora: 13:02
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një aksident komunikacioni ka ndodhur mesditën e së hënës në “Kodrën e Trimave” në Prishtinë.

Në fotografitë shihet se në vendin e ngjarjes janë edhe ekipet mjekësore dhe se raportohet për dy të lënduar.

Sipas dëshmitarëve në këtë aksident ka mbetur e lënduar një grua e moshës rreth 70- vjet dhe një burrë rreth të 30-tave.

Media ka kontaktuar me Policinë Rajonale në Prishtinë dhe është në pritje të detajve të tjera nga ky rast.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat