Gjashtë persona të lënduar në aksidentin mes tri veturave në rrugën Mitrovicë-Prishtinë

Kronikë e zezë

Gjashtë persona të lënduar në aksidentin mes tri veturave në rrugën Mitrovicë-Prishtinë

Më: 1 maj 2023 Në ora: 22:37
Foto ilustrim

Një aksident trafiku ka ndodhur mes tri veturave gjatë mbrëmjes së sotme në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë.

Si pasojë janë lënduar gjashtë persona.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

“Aksident trafiku me lëndime Sonte, rreth orës 20:30, është raportuar për aksident trafiku i ndodhur në rrugën nacionale Mitrovicë- Prishtinë në kilometrin 18,  segmenti rrugor në Stanovc në aksident  janë përfshirë tri vetura, si pasoj e aksidentit gjashtë persona janë  lënduar”, tha Zahiti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat