Aksident trafiku në magjistralen Prishtinë-Pejë

Kronikë e zezë

Aksident trafiku në magjistralen Prishtinë-Pejë

Më: 1 maj 2023 Në ora: 22:43
Foto ilustrim

Një aksident trafiku ka ndodhur në “Rrugën e Pejës”, magjistralja Prishtinë – Pejë.

Dëshmitarë të rastit i kanë dërguar foto redaksisë së KosovaPress-it, ku shihet se një veturë dhe një traktor janë përplasur mes vete. Ata kanë bërë të ditur se në vend të ngjarjes kanë dalë edhe njësitet policore.

Sipas dëshmitarëve okularë, nuk ka pasur të lënduar.

Mësohet se edhe ekipet e ndihmës së parë kanë dalë po ashtu në vend të ngjarjes për të ofruar ndihmë.

Media ka kontaktuar Policinë e Kosovës për të mësuar më shumë rreth rastit, porse nuk ka mundur të marrë një përgjigje deri në publikim të lajmit. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat